Si u xhirua filmi "Parrullat me gur" (24 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Skenat masive të entuziasmit të pritjes së udhëheqjes, sot u shfaq pranë Elbasanit, po këtë radhë janë vetëm në skenë filmi. Rreth 600 figurantë të veshur si 15 vjet më parë, interpretonin kënaqësinë e takimit me sekretarin e parë të komitetit qendror të partisë. Kjo është dhe makina origjinale që përdorte Enver Hoxha dhe që sot ajo ishte në rol.
Për të xhiruar këtë skenë, që të enjten u njoftua se do të bllokohej rruga nga Tirana në Elbasan. Për të realizuar ktë bllokim, sot ishte angazhuar dhe mobilizuar Policia e Tiranës dhe Forcat Speciale të Elbasanit. Ngjarjet e këtij filmi zhvillohen në periudhën e komunizmit kur nëpër faqe malesh shkruheshin në aksion parrulla gjigande.
Filmi titullohet "Parrullat me gur" dhe skenari është shkruar nga Ylljet Aliçkaj. Ky film është prodhim i "Le film de turnel" dhe Albanian General Vision. Regjisori i filmit është Gjergj Xhuvani. Në rolet kryesore janë Luiza Xhuvani, Birçe Hasku dhe të tjerë. Tensioni i xhirimeve të sotme ishte më i madh se normalisht.
Për shkak të skenave masive duhej që një hapësirë shumë e madhe të ishte pa njerëz dhe mjete të tjera që lëviznin dhe që i përkasin kohës së paskomunizmit. Banorët e zonës u mbajtën larg pasi veshjet e tyre janë shumë më ndryshe se 10-15 vjet më parë, ndërsa nëpër duar mbanin kruasantë dhe pije freskuese të cilat ishin të ndaluara deri në vitet '90./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended