PD, akuza qeverise per banesat e demtuara nga termeti

  • 3 years ago
Demokratët kanë vijuar me denoncimet e rasteve të banorëve që sipas tyre nuk janë dëmshpërblyer nga qeveria me bonusin e qerasë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Pasi qëndroi për 9 muaj në çadër, ky banor i fshatit Shpërdhet në Kurbin, ka vendosur të kthehet në banesën e tij të dëmtuar duke rrezikuar deri jetën e fëmijëve të tij.

?Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur. As bonus qiraje, asnjë gjë!?

Banesën thotë se ia kanë klasifikuar të tipit DS2, por Eduarti kërkon nga pushteti lokal rivlerësimin e saj, pasi sipas tij, shtëpia rrezikon të shëmbet.

?Kur kanë ardhur për herë të parë inxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet. Pastaj kur ka dalë akt konstatim,i ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk ma kanë vlerësuar siç duhet. Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda?

Ndërsa në një tjetër dalje nga Bashkia Kamzës, demokratët akuzuan kryeministrin se po bën propagandë me rindërtimin e objekteve arsimore, ndërkohë që shkolla ?Hilari Klinton? nuk do të hapë dyert në 14 shtator.

?Viti i ri akademik. Shkollën për të cilën kryeministri ka thënë në shtator fillimi, por sot s?bëhet,do mbesim në këto rrënoja në kushtet e pandemisë?, është shprehur kryetari i degës së PD Kamëz, Flamur Hoxha.

Kryetari i degës së PD-së së Kamzës hodhi akuza se shkolla është prishur jo për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit, por për t?ia dhënë tenderin sikur shprehet ai, klientit të radhës së qeverisë. Ndaj dhe ftoi prokurorinë të hetojë atë që e cilësoi aferë korruptive.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended