Vetevritet pacienti me Covid

  • 4 years ago
?Një 65-vjeçar i infektuar me koronavirus i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e katit të katërt të spitalit ?Shefqet Ndroqi?, aty ku po trajtohej prej disa ditësh?.

Ka qenë ora 20:00 e mbrëmjes së të mërkurës kur pacienti me inicialet H.M ka ndërmarrë aktin ekstrem për t?u vetëflijuar.

Ai ishte konfirmuar Covid pozitiv prej disa ditës dhe po merrte trajtim në banesën e tij në Klos. Gjendja e tij është rënduar e për pasojë është shtruar në spitalin Covid 2 paraditen e të martës.

Pacienti kishte probleme me frymëmarrjen, por nuk ishte i intubuar. Dyshohet se ka qenë gjendja e depresionit si pasojë e sëmundjes ajo që ka shtyrë të ndjerin t?i japë fund jetës.

Sipas të afërmve të viktimës, 65-vjeçari e kishte përjetuar me ankth të gjithë periudhën e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë ekspertiza që po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj tragjedie në mjediset spitalore. Ky është rasti i dytë që një pacient i infektuar me koronavirus i jep fund jetës në këtë formë.

Më 13 Gusht një 29-vjeçar, i cili ishte infektuar me Covid dhe po trajtohej në Sanatorium, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë të njëjtës godinë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended