#tvora #rtvoranews
Më shumë se 5 mijë emra kanë propozuar degët e PD në garën e parë për kandidat për deputet. Një pjesë e madhe mësohet se janë emra krejtësisht të rinj për politikën, të cilët pas komisionit të vlerësimit do të përballen me votimin një anëtar një votë
Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve i ngritur pranë Partisë Demokratike, ka në tryezë një punë voluminoze e cila duhet të përmbyllet deri me 15 shtator.
Janë më shumë se 5 mijë emra që duhet të kalojnë në filtër, mes tyre dhe shumë figura të reja të cilat vijnë si propozime nga degët por që nuk kanë mbajtur më herët pozicione politike në selinë blu.
Tirana si qarku me i madh ka dhe një numër të lartë propozimesh, këtu emrat më të kërkuar në grup seksione janë zëra të fortë opozitar si ish-deputetja Jorida Tabaku, ish deputetes Oriola Pampurit apo i Grida Dumës.
Gjthashtu emra të propozuar më së shumti janë Halim Kosova, Belind Këlliçi, apo i Flamur Hoxhës, pa lënë mënjanë edhe emra të figurave të tjera potlike të Partisë Demokratike.
Në Tiranë ka pasur propozime dhe për emra jashtë poltikës, si ai i shkrimtres Flutura Açka, studiesit Aurel Plasari apo futbollistit të tiranës, Gentian Muça.
Edhe në Durrës krahas emrave të figurave të njohura potlike te cilët janë propozuar thuajse në çdo seksion, ka pasur propozime për ish-figura të njohura në këtë forcë politike apo për emra jashtë saj.
Në disa grup seksione është propozuar ish-minsitri Gazmend Oketa, publicisti Agim Baçi, apo futbollisti Andi Lila. Edhe shefi i kabinetit të Lulzim Bashës, eksperti i ekonomisë Dorian Teliti është propozuar në Durrës por dhe në qarqe të tjera.
Në Fier më i kërkuari nga anëtarët mbetet emri i ish-deputetit Enekeljed Alibeaj dhe ai i Luan Baçit, ndërsa emër i ri është ai i mjekut dhe drejtuesit të departamentit të shëndetësisë Gazmend Koduzi.
Demokratët e Shkodrës, një qark i madh, kanë sjellë në qendër më shumë se 100 emra. Kritikja e fortë e Bashës, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mbetet një nga emrat e fortë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/te-rinjte-e-pd-perballe-te-vjeterve-mbi-5-mije-kandidate-do-te-kalojne-ne-siten-e-komisionit-te-vleresimit/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category
📺
TV