Top News - Anulohen, ambasada jep njoftimin/ Fluturimet me Poloninë

  • 4 years ago
Fluturimet mes Shqipërisë dhe Polonisë të planifikuara pas datës 1 shtator do të anulohen. Lajmi është bërë i ditur nga ambasada shqiptare në Poloni e cila njofton se për ata që duan të kthehen në Poloni, do udhëtojmë me dy fluturime Charter nga Tirana në Varshavë më 5 dhe 8 shtator të këtij viti.
Në njoftim thuhet se udhëtarëve me bileta për fluturimet LOT Polish Airlines të planifikuara pas 1 shtatorit të këtij viti, të cilat u anuluan për arsye administrative, do t?ju ofrohet një ndryshim falas në një nga fluturimet speciale të lartpërmendura.
Të dy fluturimet do të operohen si pjesë e fluturimeve speciale charter. Biletat për këto lidhje nuk janë më të disponueshme për shitje përmes sistemeve të prenotimit dhe faqes në internet.
Në të njëjtën kohë, të gjitha biletat për këto lidhje që janë blerë deri më 1 shtator të këtij viti, mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë konfirmimin e rezervimit.
Pasagjerët do të kontaktohen nga këshilltarët e Qendrës së Kontaktit LOT, të cilët do të paraqesin opsionet në dispozicion dhe do të bëjnë ndryshime në prenotim. Ju lutemi mbani lidhje me numrin e telefonit të dhënë gjatë blerjes së biletës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fluturimet#Poland#TopChannel

Recommended