Top News - BE thirrje Podgoricës/ Tani, përshpejtoni reformat

  • 4 years ago
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, dhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, thanë se zgjedhjet në Mal të Zi janë zhvilluar në atmosferë të qetë dhe konkurruese. Dy zyrtarët e lartë sqaruan se janë në pritje të konstituimit të kuvendit të ri dhe formimit të një qeverie të re, që do të vazhdojë rrugën e Malit të Zi drejt BE-së. Në një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Mal të zi, që u mbajtën më 30 gusht, Borrell dhe Varhelyi sqarojnë se në muajt e ardhshëm, Mali i Zi duhet ta shfrytëzojë mundësinë për të thelluar dhe përshpejtuar reformat politike dhe ekonomike, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Duke iu referuar raportit paraprak të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR), të dy thanë se procesi zgjedhor është zhvilluar me një debat të polarizuar mbi çështjet e kishës dhe identitetit kombëtar dhe se ka pasur shqetësime për avantazhin e partisë në pushtet dhe raportimin e pabalancuar në media. Borrell dhe Varhelyi kërkuan nga aktorët politikë dhe institucionet përkatëse që, pas raportit përfundimtar të ODIHR-it, të angazhohen në një dialog transparent, vendimtar dhe gjithëpërfshirës për zbatimin e rekomandimeve. Zyrtarët e lartë evropianë konfirmuan se BE-ja është plotësisht e angazhuar për të vazhduar mbështetjen e procesit të pranimit të Malit të Zi në BE, si dhe për rimëkëmbjen e tij ekonomike pas pandemisë COVID-19. Zgjedhjet parlamentare të së djelës në vend u nga partitë opozitare që konsiderohen si pro-serbe dhe pro-ruse.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BE#Podgorice#TopChannel