Report TV -Ulen tarifat roaming, sa do të kushtojë tani një thirrje telefonike?

  • 5 years ago
Nga data 1 korrik ka hyrë në funksion marrëveshja e roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor. Me anë të kësaj marrëveshje të gjithë qytetarët dhe bizneset e Ballkanit Perëndimor do të flasin më lirë kur të udhëtojnë në vendet reciproke, ku përfshihen Shqipëria, Kosova, Bosnjë Hercegovinë, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia.

Rolin e drejtimit të këtij procesi e ka pasur Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë, ku zv.Ministrja Dorina Cinari, është shprehur për Report Tv, se kjo marrëveshje do të reduktojë dhe thirrjet do të bëhen deri në 8 herë më të lira.

?Një telefonatë përgjatë kohes që udhëtojmë do të kushtojë rreth 8 herë më pak, nje megabite do të kushtojë rreth 15 herë më pak, pra do të shohim ulje të ndjeshme të tarifave roaming?-u shpreh Zv. Ministrja

Projekti zgjat dy vjet, ku faza e parë fillon më 1 korrik 2019 dhe përfundon më 1 korrik 2021, me "roaming free zone", ku nuk do të kemi më tarifa roaming.

?Në 1 janar 2020 do të vijojë reduktimi i mëtejshëm, derisa në 1 korrik 2021 do të kemi një "roaming free zonë" ose "roam like at home", fol si në shtëpi, domethënë regjim pa tarifa roaming në të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor. Nga ky moment e më pas vendet e Ballkanit do të synojnë t'i bashkohen tarifave të BE-së për një Europe Roamig like free zone?-tha Cinari

Marreveshja u nënshkrua nga ministrat e Ballkanit Perëndimor më 4 prill në Beograd. Nga ana e Shqipërisë ka pasur protagonizëm dhe angazhim të theksuar politik përgjatë gjithë procesit dhe negocimeve. Kjo marrëveshje objektiv kryesor ka interes më të mira të qytetarëve dhe bizneseve ne Ballkanin Perëndimor.