• 4 years ago
Koalicioni pro-perëndimor ?Vendosmërisht për Malin e Zi? i presidentit Milo Gjukanoviç, ndonëse arriti të dalë subjekt i parë në zgjedhjet e së dielës duket se pas 30 vitesh në pushtet e ka humbur shansin për të qeverisur sërish Malin e Zi.

Tre koalicionet opozitare: ?Për ardhmërinë e Malit të Zi?, ?Paqja është kombi ynë?, dhe ?E zeza në të bardhë?, që drejtohen nga politikanët, Zdravko Krivokapiç, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç, kanë mundur të sigurojnë së bashku shumicën e nevojshme për të krijuar qeverinë e re.

Udhëheqësit e këtyre koalicioneve opozitare zhvilluan të hënën një takim, gjatë së cilit thanë se kanë rënë dakord të qeverisin së bashku dhe për këtë kanë arritur të përcaktojnë edhe parimet mbi të cilat do të punojë qeveria e ardhshme.

Sipas opozitës, parimi i parë për të cilin është rënë dakord është se ?qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare?.

Së dyti, qeveria e re do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti, që qeveria e re do të jetë e përbërë prej ekspertëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, kombëtare e të tjera.

?Qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, përmes rishikimit të të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Liritë e Fetare?, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre drejtuesve të këtyre koalicioneve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi publikoi të hënën rezultatet paraprake, ku partia e Gjukanoviçit mori shumicën prej 30 deputetësh, e cila megjithatë është e pamjaftueshme për formimin e qeverisë që kërkon mbështetjen e të paktën 41 deputetëve.

Ndërkohë koalicioni i drejtuar nga Krivokapiçit siguroi 27 mandate, ndërsa dy koalicionet e tjera opozitare ?Paqja është kombi ynë?, dhe ?E zeza në të bardhë? kanë marrë së bashku 15 mandate.

Por me herët, nisur nga rezultati i ngushtë, të dy drejtuesit e partive të mëdha shpallën fitoren. Gjukanoviç shprehu bindjen se do të jetë koalicioni i tij që do të qeverisë vendin, me mbështetjen e partive të vogla dhe atyre të minoritetit.

?Ne do të presim për rezultatet zyrtare për të parë se kujt i takon mandati i 41-të për të shprehur më pas vullnetin e popullit. Me partnerët tanë tradicionalë, minoritetet dhe partitë e vogla, ne që tani arrijmë 40 deputetë, një më pak shumica e nevojshme?, tha ai.

Ndërsa për liderin e opozitës pro-serbe, ky është fundi i pushtetit absolut 31-vjeçar të Gjukanoviçit.

?Pas 31 vitesh pushteti absolut, kjo duhej të ndodhte. Arsyeja qëndron tek fakti që kush lufton kundër Zotit dhe Shën Vasilit të Ostrogut duhet të përballet me ndëshkimin e tij. Po të shohim rezultatet, 42 deputetë i përkasin opozitës dhe 39, të tjerëve?, tha ai.

Që pa zbardhur dita, pas qartësimit të rezultateve Krivokapiçi u takua përzemërsisht me kryepeshkopin Amfilohije të kishës serbe të Malit të Zi në kated...

Category

📺
TV

Recommended