Report TV -Qentë policë, rol kyç në ngjarje, Lleshaj: Të futim dhe kuajt

  • 4 years ago
Ai ka deklaruar se Policia e Shtetit po mendon të futen në përdorim edhe kuajt për patrullime policore.

"Ka ardhur koha edhe për rolin që mund të marrin kafshë të tjera, si kuajt, në shërbimet policore, kryesisht patrullore në zonat e vështira malore, dhe në situata të tjera, por kjo është një formë tjetër, sot gjej rastin që të vetëm të filloni të mendoni", tha Lleshaj.

Ndërsa kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu është ndaluar tek Brandi,qen qeni polic i cili në tragjedinë e 26 nëntorit pas tërmetit në Durrës u përdor për gjetjen e personave të mbetur nën rrënoja.

"Një falënderim të sinqertë për gjithë ekipin e këtij instituti dhe s?kam sesi të mos përmend heroin me katër putra ?Brandi? dhe instruktorin e tij. Të gjithë e kujtojnë Brandin kur kërkonte për personat e mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, që u godit nga tërmeti. Brandi u fut në një tunel rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit. Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.Brandi e kreu mision, atë mision që ka në thelb Policia e Shtetit, në ndihmë e në mbrojtje të jetës së qytetarëve", tha Veliu.

Aktualisht, Policia e Shtetit ka qen të cilët kanë aftësi në zbulimin e drogës, armëve, kufomave nën rrënoja ose personave të mbetur e bllokuar në to, qen anti-eksploziv dhe qen roje. Policia kufitare është e pajisur me qen, reparti RENEA e disa drejtori special, ndërsa ndër vite ka pasur e qen të cilët janë vrarë në krye të shërbimit si disa vite më parë në Lezhë ku një person në kërkim pasi vrau qenin polic vrau edhe veten.

TIRANË- Në 70 vjetorin e Institutit të qenve policë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se ka ardhur koha që qentë të jenë më të përfshirë në Policinë e Shtetit me një rol të shtuar përfshi edhe ruajtjen e objekteve.

"Ka ardhur koha që qentë të marrin rol të shtuar edhe në fusha të tjera, ku veçoj ruajtjen e objekteve ku mund të kryejnë shërbime shumë të dobishme dhe mund të reduktojnë ndjeshëm nevojën për angazhim të shtuar të burimeve njerëzore", tha Lleshaj.