Report TV - Lleshaj vlerëson policinë: Nuk lejoi krijimin e kaosit dhe përçarjen

  • 5 years ago
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një takim në Ministrinë e Brendshme me Drejtuesit e Policisë ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit.

Ai u ndal edhe tek zhvillimet e fundit politike ku tha se policia ka bërë një punë të mirë.

"Policia nuk lejoi krijimin e kaosit dhe frymën e një gjendjeje përçarëse në Shqipëri. Arritën të sigurojnë një nivel optimal të parametrave të sigurisë në vend?,- tha Lleshaj ndër të tjera.

"Kemi rritje 10% në lëvizjet kufitare. Detyra e policisë thjeshtë vazhdon më tej me ritëm dhe energji të re. Sfidë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të vijojmë punë në përmirësimin e infrastrukturës së policisë. Mbështetja e Kryeministrit do të na ndihmojë për arritjet e mëtejshme. E falenderojmë kryeministrin. Policia do të jetë në lartësinë e nevojshme. " shoi më pas Lleshaj.

Recommended