Rozafa Celaj nominohet ne dy festivale | Lajme - News

  • 4 years ago
Viti 2020, që tashmë po konsiderohet si vit i pandemisë së Covid-19, ishte i vështirë për të gjithë qytetarët në botë përfshirë edhe artistët. Megjithatë puna profesionale dhe shpirti prej artisti që e ka edhe të trashëguar nga prindërit është shpërblyer sërish për aktoren e re Rozafa Çelaj.

Ajo së fundmi është nominuar jo për një, por në dy festivale në kategorinë për aktoren më të mirë në rolin e saj në filmin ?Shpia e Agës?. Bëhet fjalë për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Madrid të Spanjë dhe ?Pula Film Festival? në Kroaci.

?Katër nominime, për muzikën më të mirë, regjinë më të mirë, aktoren më të mirë që e kam marrë unë dhe filmi më i mirë?.

Rozafa kishte marrë vëmendje qysh në rolin e saj të parë serioz në filmin Gardhi, ku nga ajo kohë nuk i kanë munguar çmimet.

Viti 2020 në aspektin profesional duket të jetë i suksesshëm edhe për nënën e saj aktoren e njohur Ilire Vinca. Ajo së fundmi është ftuar të behet pjesë e akademisë Evropiane të Filmit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended