Top News - 6 trafikantë në pranga/ Po transportonin 14 klandestinë

  • 4 years ago
Kapen duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 6 persona, njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe shpallet në kërkim një bashkëpunëtor tjetër.

Në vijim të operacionit policor "Perimetri", policia kanë goditur katër raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Si rezultat ne nje rast u bë arrestimi në flagrancë I një 21 vjeçari nga Tirana I cili u kap në Pogradec duke transportuar me mjetin tip "Volksvagen" 2 emigrantë të paligjshëm.

Në rastin e dytë u kapën dy 20 vjeçarë nga Tirana si dhe u shpall në kërkim një tjetër 20 vjeçar nga Kruja, pasi në Unazën e qytetit të Pogradecit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin me mjetin tip "Volvo" 3 emigrantë të paligjshëm, ku drejtues I mjetit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kap dhe neutralizua.

Në rastin e tretë u ndaluan një 24 vjeçar nga Miloti dhe një 22 vjeçar nga Tirana, të cilët u kapën pranë Unazës së qytetit të Pogradecit duke transportuar me mjetin tip "Benz", pesë emigrantë të paligjshëm.
Gjithashtu një 26 vjeçar nga Tirana u kap në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "Opel", katër emigrantë të paligjshëm.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrested#Policia#TopChannel

Recommended