Fest Folk Ndërkombëtar në Gramsh - (24 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Fest Folk Ndërkombëtar në Gramsh. Bashkia dhe këshilli i rrethit Gramsh me iniciativë të grupit folklorik ?Miqësia?, për tre net me radhë organizuan në këtë qytet Fest Folkun e parë Ndërkombëtar. Merrnin pjesë grupi folklorik nga Orjahova Bullgari, grupi folklorik i Stugës Maqedoni, ndërkohë që ishin shtatë të ftuar të tillë.

Sipas drejtuesit të festivalit, qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti kishte të bënte me vazhdimin e projekteve për çarmatimin në këtë rreth. Edhe pse u trumbetua me të madhe organizimi i festivalit nuk e justifikoi zhurmën e bërë. Fondi prej 500 mijë lekësh të reja të akorduar nga bashkia qe i pamjaftueshëm për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Në fund të Fest Folkut, si grupi më i mirë u shpall grupi folklorik ?Miqësia?, nga qyteti i Gramshit. Ndonëse ishte hera e parë dhe festivali folklorik nuk shkoi ashtu siç pritej, drejtuesit vendor i premtuan popullit të Gramshit që në të ardhmen do të organizojnë festivale të tjerë të këtij lloji për t?i kthyer ato në traditë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/