Furrat e gelqeres ne Kruje po shkaterrojne pyjet - (24 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në Shqipëri pyjet nuk kanë armik për shkatërrimin e tyre vetëm zjarret, por edhe biznese që përdorin drurin si lëndë djegëse. Në Krujë numërohen 166 furra për prodhimin e gëlqeres, duke u bërë rrethi që mban peshën më të madhe në vend për prodhimin e kësaj lënde të parë për ndërtim.

Të gjitha këto furra përdorin drurin e pyllit si lëndë të parë për shuarjen e gëlqeres. Në këtë mënyrë drejtori i shërbimit pyjor të Krujës Gani Baku deklaron, se pranë kësaj guroreje për gëlqere, janë dëmtuar një mijë hektar pyll. Para kësaj këto furra kanë shfrytëzuar pyjet e Ishmit në rrethin e Durrësit, duke shkatërruar 500 hektar me drurë.

Sipas kreut të pyjeve të Krujës, duhen rritur kontrollet në pyje për të ndëshkuar autorët. Veç kësaj për këtë situatë alarmante rekomandohet edhe mbyllja e 166 furrave të gëlqeres ose përshtatja e tyre për të punuar me qymyr./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/