Pandemia ndan vendet e rajonit

  • 4 years ago
Greqia është shteti i fundit që ka kthyer karantinën për shqiptarët. Duke nisur nga 16 gushti, çdo qytetar që udhëton drejt Greqisë do të jete i detyruar të izolohet për shtatë ditë. Ndërkohë duke nisur nga 5 Gushti do të ndalohet kalimi në pikëkalimin kufitar të Kakavijës nga ora 11 e mbrëmjes deri në orën 7 të mëngjesit. Shkak i këtij vendimi të ri është bërë një qytetar shqiptar me shtetësi greke i cili dy ditë më parë rezultoi i prekur me Covid-19. Aktualisht ai po trajtohet në spitalin e Janinës.
Gjithashtu në palën greke do të vendosen forca të armatosura dhe një ekip epidemiologjik për kontroll të plotë të udhëtarëve. Mali i Zi lejon hyrjen vetëm për kategori të caktuara si punonjësit shëndetsorë, staf diplomatik, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare, personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare. Për çdo kategori tjetër hyrja është ndaluar prej 21 Qershorit. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndërkohë janë vendet që kanë lënë të lirë lëvizjen për shtetasit shqiptarë. Por bashkimi Europian mbetet zonë e ndaluar të paktën deri më 14 Gusht sipas vendimit të fundit. Në bazë të rregullave të reja të autoriteteve europiane, mesatarja e të infektuarve me Covid duhet të jetë 16 persona për 100 000 banorë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended