Investimet dhe projektet e reja te TV Klan - (22 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Në mbledhjen e djeshme të asamblesë së shoqërisë ?Media 6?, pronare e TV Klan, u vendos të investohen rreth 800 mijë dollarë për fuqizimin e këtij televizioni, me qëllim rritjen e nivelit të transmetimi dhe të audiencës së TV Klan. Mbledhja miratoi projektet e investimeve për periudhën Shtator-Dhjetor 2000.

Në mbledhje u miratua financimi i projektit për ngritjen e dy studiove të TV Klan, në Shkodër dhe Gjirokastër. Këto studio do të lidhen me studion qendrore përmes sistemit radiorele, për transmetime direkte dhe do të pajisen me aparate profesionale digjitale. Ky projekt kushton 250 mijë dollarë dhe do të përfundojë deri në fund të muajit Tetor.

Ndërkohë u miratua dhe financimi për blerjen e të drejtës ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të futbollit të Champions League. Blerja e kësaj të drejte kushtoi 300 mijë dollarë. Me këtë blerje, Klan është i pari dhe i vetmi që del nga lista e transmetimeve pirate të kësaj veprimtarie kaq të rëndësishme të futbollit evropian.

Përsa i përket investimeve në mbulimin me sinjal, dje u miratua financimi i projektit për shpërndarjen e sinjaleve tona në zonën verilindore, si Pukë, Kukës, Tropojë dhe Mirditë. Ky mbulim do të realizohet nga vendosja e një transmetuesi 2 kw në stacionin e Midës, si dhe nga vendosja e katër përsëritësve në qytetet përkatëse, me një vlerë prej 105 mijë dollarë.

Po në këtë kuadër u miratua edhe financimi i projektit për fuqizimin e sinjalit të TV Klan në Kosovë, duke vendosur një transmetues një mijë vat në malin e Çiçavicës, me një vlerë prej 70 mijë dollarë. Vendimi për këtë investim u mor pasi edhe sondazhet e institucioneve serioze ndërkombëtare e kanë renditur TV Klan si televizionin më të ndjekur ne vend./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended