• 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Shqiptarët nuk do të paguajnë më një mijë lekë taks solidariteti për policinë, kur do t?i duhet të udhëtojnë jashtë shtetit. Nga sot me urdhër të Ministrisë së Financave, ky detyrim është hequr nga procedura e kalimit kufitar. Për herë të parë heqja e kësaj takse është aplikuar sot në Portin e Durrësit, pasi autoritetet e tij ishin njohur me të në linjë telefonike.

Në dogana tashmë do të aplikohet një procedurë më pak për qytetarët. Kështu pritet të shkurtohet edhe koha e qëndrimit të tyre në radha. Portin e Durrësit në tre ditët e fundit e kanë lënë 12 mijë udhëtarë. Koha për pagesën e taksës së solidaritetit, pritet që ta shkurtojë edhe kohën e fillimit të procedurave kufitare për udhëtarët e trageteve.

Deri sot veprimet nga ana e organeve të kontrollit, fillonin katër orë para orarit të nisjes. Taksa e solidaritetit për policinë ishte një nga vendimet e para të qeverisë Majko në vjeshtën e 1998, pas ngjarjeve të 14 Shtatorit. Përveç rrogës me paratë e grumbulluara, policët përfitonin edhe një shpërblim nga fondi i kësaj takse. Tani që kjo pagesë u hoq nuk dihet nëse uniformat blu do të përfitojnë ndonjë rritje në pagë, që të kompensojë heqjen e taksës së solidaritetit./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended