Burg per Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin | Lajme-News

  • 4 years ago
Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në qeli Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, si të dyshuar se vranë shokun e tyre, Florian Lamçja.
Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Sanxhaktarit për një masë më të lehtë dhe ka dhënë arrest me burg pa afat.
Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari akzuohen për vrasje e kryer në bashkëpunim. Të dy mendohet se qëlluan me shishe dhe me këmbën e tavolinës, Florian Lamçen.
Nga goditjet, ky i fundit i ishte çarë kafka dhe aorta e majtë, duke gjetur vdekjen në spital. Sanxhaktari dhe Hajdari thane në polici se ishin të dehur dhe nuk mbanin mend për ngjarjen.
Në lokalin ku ndodhi vrasja, në qendër të Elbasanit, nuk kishte kamera sigurie dhe policia nuk ka prova se si nisi sherri. Edhe dy të arrestuarit nuk kanë treguar shkakun e sherrit dhe kjo ka bërë që ndaj tyre të ngrihet akuza e vrasjes në bashkëpunim.
Sokol Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, i hetuar për parë edhe për 2 plagosje, por që është lënë në liri.
Viktima Florian Lamçja ishte një emër i njohur në Elbasan, i dënuar më parë dhe I hetuar për 2 plagosje, por që nuk ishin gjetur prova.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/