Kukesi vazhdon te mbetet pa uje pas shperthimit te Ujesjellesit (18 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kukësi vazhdon të jetë ende pa ujë. 24 orë pas vënies së eksplozivit së tubacionit të ujësjellësit pranë fshatit Kolosjan në qytetin verilindor ku luftohet ende me etjen dhe thatësirën, mbrëmë vonë nga Kukësi janë kthyer dhe drejtori i policisë Myftari dhe shefi i Policisë Kriminale Shala të cilët kanë raportuar për situatën më të fundit tek ministri Poçi. 5 persona nga 30 të ndaluarit për trazirat e tre ditëve më parë u arrestuan dhe po mbahen në qelitë e komisariatit të Peshkopisë, ndërkohë që ata që vendosën eksplozivin në ujësjellës, mbeten akoma pa u zbuluar.
Edhe pse punimet në Ujësjellës nisën që dje paradite, ai nuk është rregulluar ende pasi shpërthimi i fortë i ka dëmtuar rëndë tubacionin. Përveç mungësës së ujit dhe shpërthimit të eksplozivit, situata në qytet është relativisht e qetë. Policia vazhdon të mbajë nën kontroll qytetin si dhe akset kryesore që lidhen me të. Rruga drejt Morinës është e hapur, ndërkohë që dhe dogana vazhdon punën normalisht./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/