Top News - “Maskat janë të panevojshme”/ Twiiter bllokon djalin e Trump-it!

  • 4 years ago
Twitter ia bllokoi përkohësisht djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, mundësinë që të bëjë postime në platformën e njohur sociale.


Shkak u bë postimi prej tij i videos së një mjeku që dilte me pretendime të rreme për kurimin nga koronavirusi dhe deklaronte se njerëzve ?nuk u nevojiten maska? për të parandaluar përhapjen e virusit.

Aty diskutohej dhe për përfitimet e hidroksiklorinës. Disa persona, përfshirë presidentin Trump, kanë sugjeruar se ky medikament funksionon si masë parandaluese kundër koronavirusit, pavarësisht studimeve mjekësore që tregojnë të kundërtën. Twitter tha se postimi i Donald Trumpit të Ri ka shkelur rregullat e informimit për koronavirusin.

?Ne ndërmarrim veprime në përputhje me politikën tonë?, pohuan drejtues të tij për BBC-në. Donald Trump i Riu, edhe pse nuk mund të bëjë postime për disa, mund të lexojë ato të të tjerëve. Twiiter po përpiqet të tregojnë se është duke marra masa që të luftojnë dezinformimin mbi sëmundjen, që është përhapur mjaft.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Twiiter#Trump#TopChannel

Recommended