Nga hetimet e SPAK-ut për vendosjen para drejtësisë të komisionerëve të zgjedhjeve të vitit 2017, dosja e famshme ?339?, nga 22 të arrestuarit për krim zgjedhor, 14 të pandehur janë të partive opozitare PD, LSI, PR dhe 8 të PS.
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, thotë se është konfirmuar që gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017, komisionerë në disa qendra votimi kanë lejuar me dashje persona të tjere të cilet jane paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve te tjere.
Mes të arrestuarve janë komisionerët e tre qendrave të votimit në Durrës, të cilit përfaqësonin subjektet politike të PD, PS, LSI dhe PR.
Pra sic kuptohet vjedhësit e votave ishin nga I gjithë spektri politik dhe jo vetëm nga partia në pushtet, Partia Socialiste, madje kjo e fundit duket se mes hajdutëve ishte në minorancë, pasi 8 komisionerë të saj janë marrë të pandehur, kurse nga opozita e bashkuar janë 14.
Duhet theksuar së këtu bëhet fjalë për një kampion të vogël në rang kombëtar, vetëm tre qendra votimi, që dolën rastësisht pas hetimeve e përgjimeve që nisën për një arsye krejt tjetër, atë të trafikut të narkotikëve, e që përfunduan tek krimi elektoral.
Një përfshirje kaq e gjerë në vjedhje të votave të komisionerëve zgjedhorë nga gati gjithë partitë kryesore është edhe arsyeja kryesore, se përse duhet të depolitizoheshin komisionet zgjedhore dhe numëruesit e votave, që ata të mos vinin nga partitë politike.
Depolitizimi i komisionerëve zgjedhorë ka qenë një nga rekomandimet e përhershme të OSBE\ODHIR dhe ishte edhe një nga temat krysore të bisedimeve në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.
Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste e kërkuan që ky depolitizim i komisionerëve të bëhej që për zgjedhjet e radhës ato të 2021-it, por ishin PD e LSI që e kundërshtuan fort.
Propozimi nga maxhoranca ishte që të gjithë komisionerët të ishin nga administrata publike si përshembull mësuesit ose edhe pjesëtarë të tjerë të administratës që kanë statusin e nëpunësit civil dhe partitë politike të kishin vetëm statusin e vëzhguesit. Shembuj për këtë ka shumë vende të rajonit si Greqia etj. Por opozita e ka kundërshtuar këtë me arsyetimin se me komisionerë nga administrate publike qeveria do të vidhte zgjedhjet, ndaj duheshin komisionerët politikë që japin siguri.
Tashmë pas hetimeve të SPAK në dosjen 339 ku duket qartë se sa ?të pastër? janë komisionerët politikë, mbase do të ishte mirë që politika të reflektonte dhe t?I jepte fund një herë e mirë kësaj ?gangrene? të zgjedhjeve shqiptare.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
...

Category
📺
TV