Top News - Korçë, 4 në pranga/ U aksidentuan me audin me emigrantë ilegale

  • 4 years ago
Policia e Korçës ka arrestuar katër të rinj nga Durrësi si personat që përgjegjës për trafikimin e 7 emigrantëve të jashtëligjshëm, që ishin në makinën Audi që u aksidentua të dielën. Shërbimet e Policisë, nga informacione të siguruara në rrugë policore se dy mjete po transportonin emigrantë të paligjshëm nga Devolli në drejtim të Tiranës, organizuan punën, lokalizuan dhe konstatuan mjetin tip ?BMW?, me drejtues shtetasin M. L., brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Ç. B., dhe F. Q., si dhe mjetin tip ?Audi? me drejtues shtetasin M.Ç., brenda të cilit ndodheshin 7 emigrantë të paligjshëm, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte por ky i fundit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe është larguar me shpejtësi, ku në fshatin Blacë, Pogradec, është përplasur me një mjet tip furgon nga ku u dëmtuan lehtë 4 nga emigrantët e jashtëligjshëm.
Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi F. Q., duke qenë në rolin e organizatorit të këtij aktiviteti, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, kundrejt fitimit prej 300 euro për person, iu kishin premtuar emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
Duket se trafiku I emigrantëve të jashtëlingjshëm që vijnë nga Lindja e Mesme nëpërmjet Greqisë është kthyër në një burim fitimprurës që po tundon shumë trafikantët shqiptarë. Policia e Korçës po ndalon gati përditë makina që transportojnë në mënyrë clandestine këta emigrant që në përgjithësi synojnë të kalojnë nga vendi ynë në vendet e Bashkimit Europian.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korce#Emigrante#TopChannel

Recommended