Top News - Gjykata dënon prindërit/ Nuk u lejonin shkollimin vajzave

  • 4 years ago
Çifti Kryemadhi, Roland dhe Besa që akuzohen për keqtrajtim të fëmijëve, pasi kanë refuzuar të dërgojnë për shkollim tre vajzat e tyre të mitura, janë dënuar nga gjykata e Tiranës. Roland Kryemadhi fillimisht ëshët dënuar me 3 vite burg por që u konvertua në 2 vite shërbim prove, ndërsa bashkëshortja Besarije është dënuar me 24 muaj me kusht.
Prindërit nuk i lejonin vajzat e mitura që të shkonin në shkollë pasi sipas tyre ndalohet nga feja që vajzat të jenë në të njëjtën shkollë me djemtë, duke shkelur ligjin, pasi arsimi parauniversinat është i detyrueshëm.
Roland Kryemadhi u arrestua pak kohë më parë, në një aksion policor në Kamëz, ku morën pjesë edhe forcat e RENEA-s, sepse 37-vjeçari u përplas me efektivët e Policisë, pasi nuk lejonte vajzat e tij të mitura që të shkonin në shkollë.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se në momentin që efektivët e policisë i kanë shkuar në shtëpinë e tij, 37-vjeçari nuk ka qenë në banesë, por ishte rrugës për në shtëpi me biçikletë. Duke qenë se ai ishte me masë sigurie nga gjykata ?arrest shtëpie? efektivët kanë kërkuar ta shoqërojnë në komisariat. Aty Roland Kryemadhi nxori një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur tre punonjësit e Policisë se do I vriste në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë. Pasi u negociua dhe me ndihmën e RENEA, Kryemadhi u dorëzua por pistoleta nuk u gjend, atij iu gjet vetëm një thikë me tehe nga të dyja anët.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrested#Gjykata#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended