Wake Up/ Testi i COVID nga privatët, procedura. ISHP: Konfirmimi i diagnozës vuloset nga shteti

  • 4 years ago
Pas vendimit për testet serologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që edhe tamponët për koronavirus mund të kryhen në laboratorët privatë. Por fillimisht do të ketë një kategori të caktuar individësh që mund ta kryejnë në laboratorët jo publikë testin Real Time PCR për SarsCov2, dhe janë pikërisht ata individë që do të udhëtojnë jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër. Në vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve theksohet se laboratorët privatë duhet të raportojnë çdo 24 orë për testimet e kryera, ndërkohë që për çdo rast pozitiv nga rutina e testimeve serologjike do të njoftohen strukturat e Institutit të Shëndetit Publik të cilat do të nisin dhe hetimin e epidemiologjik. Në këtë mënyrë duket se Shqipëria hap pas hapi është drejt një testimi masiv, por a do të ndikojnë këto testime për të zbuluar realisht se sa është i përhapur COVID-19 në popullatën shqiptare. Si pritet të jetë situata e të prekurve nga virusi në muajt në vijim? Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP tha se testi si ai serologjik ka vlerë më shumë psikologjike për individin për të ditur nëse ka qenë ose jo i prekur pra a ka në trupin e tij antitrupa të sëmundjes. Ndërsa përsa i përket tamponëve ajo theksoi se pavarësisht nëse e ke bërë tamponin te privati "vula" e fundit i takon ISHP-së. Pra të gjithë pacientët që mund të rezultojnë pozitive te privati do duhet ta bëjnë testit dhe në ISHP-ë si i vetmi institucion i certifikuar.
Ndërkaq sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ata që i kanë sytë nga vaksina, pasi ashtu si ishte njoftuar disa ditë më parë, sot më 27 korrik fillojnë provat klinike në shkallë të gjerë në 30 mijë vullnetarë, me vaksinën revolucionare nga kompania amerikane Moderna që përdor ARN si vektor imunizimi dhe që ka dhënë rezultate pozitive në nxitjen imunitare specifike në provat e para në njerëz.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel