Wake Up/ ISHP: Maskat, arma më efikase ndaj COVID-19

0 views
Që nga fillimi i pandemisë perceptimi për përdorimin e maskës në publik ka ndryshuar shumë herë. Fillimisht, OBSH deklaroi se maskat duhet të përdoren vetëm nga personeli mjekësor ose nga njerëzit që kanë simptoma të ngjashme me COVID-19. Sidoqoftë, gjatë muajve të fundit ka pasur prova në rritje se shumë persona të infektuar me koronavirus nuk shfaqin simptoma, por mund ta transmetojnë virusin. Prandaj Organizata Botërore e Shëndetësisë ndryshoi qëndrimin e saj. Një studim i fundit nga YouGov ka vëzhguar qasjen e njerëzve në 26 vende karshi përdorimit të maskave në publik. Dhe ndryshimet mes vendeve janë të habitshme. Në Mbretërinë e Bashkuar, 36% e personave përdorin maska në publik, ndërsa në Itali 83% dhe Spanjë 86%. Përqindja e njerëzve që deklarojnë se përdorin maska në publik ishte më e ulëta në vendet nordike (Danimarka 4%; Suedia 6%; Finlanda 7%).Sot OBSH dhe vetë studimet shkencore flasin ndryshe. Nëse të gjithë mbajnë maskë, si ata që shfaqin shenja edhe asimptomatikët, ata ndihmojnë ndjeshëm në zvogëlimin e sasisë së virusit. Se sa është përqindja e mbrojtjes kjo pastaj ka interpretime të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe që nga shfaqja e rasteve të para në Shqipëri, përdorimi i maskës ka qenë në dorë të qytetarëve, si një zgjedhje e tyre me përjashtim vetëm të rasteve kur hyjnë në biznese të cilat kanë protokolle sigurie që e kanë të detyrueshme maskën. Por situata ka ndryshuar që prej ditës së djeshme, qeveria shqiptare vendosi që maska të jetë e detyrueshme në të gjitha ambientet e mbyllura, në të kundërt shkelja e kësaj mase ka një penalitet prej 2 mijë lekësh të vjetra.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel