Top News - Qeveria Britanike/ Ndihmë për lokalet e muzikës live

  • 4 years ago
Në britaninë e madhe, qeveria ka menduar edhe për muzikën. Qeveria britanike ka akorduar një ndihmë emergjente për shkak të pandemisë, për ambjentet muzikore, prej 2.25 milionë paundësh. Sekretari i kulturës, Oliver Doëden, ka prezantuar planin për të shpëtuar rreth 150 ambjente muzikore nga falimentimi si pasojë e izolimit nga pandemia. Ai tha se për sektorin do të jepen 2.25 milionë paundë nga një fond që në total kap shifrën e 1.57 miliardë paundësh, që vendi akordoi më 5 korrik për artin në përgjithësi në britaninë e madhe.

?Pa këto ambjente ku këndohet live, ne nuk do të kishim patur Beatles, Adele apo Elton John?, tha ai. ?Thuajse të gjithë yjet tanë të muzikës, të famshëm në të gjithë botën, e kanë filluar karrierën e tyre në klubet britanike dhe ambjentet e muzikës live. Dhe ne duhet të sigurohemi që ato ti bëjnë ballë stuhisë covid?. Ai tha po ashtu se po punonte për të dërguar në destinacionet e duhura pjesën e mbetur të paketës së emergjencës prej 1.57 miliardë paundësh, sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjitha lokalet e rrezikuara do të marrin grante deri në 80 mijë paundë. Fondet do të shkojnë për të gjitha njësitë në skoci, uells dhe irlandën e veriut. Lajmi është mirëpritur nga vetë pronarët e industrisë që numëron më shumë se 800 ambjente të tilla në të gjithë vendin.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britani#TopChannel