Top News - Lokalet me muzikë live/ Krujë, policia penalizon pronarët

0 views
Policia ka shtuar kontrollet, pasi marrjes së informacionit se shumë subjekte ushtrojnë aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Kësisoj në Krujë disa subjekte organizuan aktivitete me muzikë live në lokale nate, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë evidentuar në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, 2 lokale me muzikë live që ushtronin aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit P. K., 41 vjeç dhe K. L., 42 vjeç, banues në Krujë dhe Milot, administratorë të lokaleve me muzikë live, pasi nuk i janë bindur urdhrit të përsëritur nga punonjësit e Policisë, për mbylljen e aktivitetit. Gjithashtu, të dy subjektet janë ndëshkuar me masë administrative një milionë lekë.

Strukturat vendore të Policisë Krujë apelojnë për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të zbatojnë aktet ligjore dhe nënligjore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#MuzikaLive#TopChannel