Ardhja e emigranteve shkakton trafik te renduar ne Durres (14 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000

Rritja e fluksit të hyrjeve dhe daljeve në Portin e Durrësit është shoqëruar me shtim të kontrollit nga forcat e rendit dhe komandot të këtij porti. Megjithë hyrjet e shumta të mjeteve në port, forcat komando nuk kanë neglizhuar për të kontrolluar të gjitha këto automjete, por kontrollet kanë krijuar dhe një përplasje në doganën e portit.
Sipas drejtoreshës së Doganës, forcat janë të tepruara dhe jashtë kompetencave të këtyre forcave. Vargjet e makinave që krijohen rëndojnë trafikun në port. Për të evituar përplasjet e tepërta me komandot, por dhe problemet e tjera, dogana dhe porti detar po përgatisin një akt marrëveshje që i drejton të gjitha makinat në daljen numër 4.
Kjo eviton mjaft kaosin në daljen numër 2 përballë Bankës Qendrore si dhe zbut trafikun e rënduar në këto ditë të nxehta vere në qytetin bregdetar të Durrësit. Në daljen numër 4 tani është vendosur dhe një peshore e cila ka kushtuar 50 mijë dollarë si dhe një pikë kontrolli dogane që do të vihen në punë mjaft shpejt./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/