Albert Brojka kunder Prefektit Dedja (11 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Lufta në pushtetin lokal midis Prefektit të Tiranës Tauland Dedja dhe kryetarit të Bashkisë Brojka, tashmë ka ditë që ka nisur. Vendimet e lëshuara nga Prefekti Dedja për pezullimin e verfikimeve të lejeve të ndërtimit, të dhënat pas datës 1 korrik nga KRRT-së sot janë komentuar kështu nga kryebashkiaku Brojka.
"Nëqoftëse ka akuza se lejet e ndërtimit janë dhënë në mënyrë të paligjshme, atëherë gjithnjë sipas ligjit, drejtori, prefekti apo gjykatat mund të pezullojnë këto leje ndërtimi dhe t'i çojnë për shqyrtim në KRRTSH. Tauland Dedja në këtë rast nuk ka të drejtë. Ai ka të drejtë të pezullojë dhe t'i dërgojë për vendim në KRRTSH, por jo të ngrejë një komision përbërë nga prefektura dhe nga Drejtoria e Policisë së Ndërtimit që do të vendosë. Sepse ligji thotë vendos KRRTSH-ja dhe askush nga komisionet e ngritura nga prefekti. Kështu që është në shkelje të hapur të ligjit. Ai nëse ka shkelje ligji, ti pezullojë të gjitha dhe të vendosë KRRTSH për vendimin. KRRTSH nuk drejtohet nga unë, por nga kryeministri dhe nga ministrat dhe është argumenti i vetëm nëse ka patur shkelje. Letrat e ndryshme të qytetarëve, akuzat e qytetarëve nuk përbëjnë një argument që shkelin ligjin."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/