Top News - Britanikja me Covid/ Frikë në Lanzarote në ishujt Canarie

  • 4 years ago
Një grua britanike ka mbjellë frikë në Lanzarote pas mbërritjes nga Mbretëria e Bashkuar për pushime në këtë zonë të famshme të ishujve Canarie.


Krerët e shëndetësisë pohuan se gruaja rezultoi pozitive për Covid-19 dhe tashmë është në karantinë. Nëntë persona me të cilët ajo ka pasur kontakt iu nënshtruan testit, por rezultuan që të gjithë negativë. Gruaja është britanikja e parë që del pozitive në Lanzarote që kur Spanja i hapi dyert turizmit në 21 qershor.

Në fakt, ishte bashkëshorti i saj ai që u ndje keq gjatë udhëtimit dhe bëri temperaturë, por vete doli dy herë negativ në provën e tamponit. Spanja është një ndër shtetet më të prekura në Evropë nga koronavirusi, të cilin me vështirësi të mëdha arriti ta frenonte. Mbi 257,000 njerëz u infektuan në këtë vend dhe më shumë se 28,400 humbën jetën.

Nga ana tjetër edhe Britania vetë u godit keq prej pandemisë, aq sa kryeministri Boris Johnson e përshkroi krizën e koronavirusit si një ?katastrofë? për vendin e tij.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tourist#Spain#TopChannel

Recommended