Top News - Një tjetër provincë me Covid në Kinë/ Në Xinjiang rriten befasisht rastet me koronavirus

  • 4 years ago
Provinca perëndimore kineze Xinjiang tha se është në ?situatë lufte?me koronavirusin, teksa po shënon një rritje të menjëhershme të rasteve të reja.


Autoritetet vendase raportuan 17 raste të reja të konfirmuara dhe 23 persona pa simptoma e 269 njerëz të tjerë po mbahen nën vëzhgim. Kryeqendra e rajonit, Urumci është futur në izolim që prej 16 korrikut, kur u regjistrua një rritje e shpejtë e numrit të rasteve. Në këtë qytet po ashtu janë ndaluar fluturimet dhe shërbimet e metrove dhe trenave.

Gjithashtu, nuk lejohen as tubimet publike. Shpërthimi i koronavirusit të ri nisi në qytetin kinez Vuhan në fund të vitit 2019. Por ndërsa Kina vetë, në pjesën më të madhe e ka vënë nën kontroll pandeminë, pjesa tjetër e botës është gjunjëzuar prej saj.

Ekspertët e huaj kanë shprehur sidoqoftë dyshimet e tyre lidhur me numrin e rasteve të infektimeve që raporton Pekini zyrtar. Në mbarë globin, koronavirusi ka marrë më shumë se 600 mijë jetë njerëzish, e numri I infektimeve ka shkuar në mbi 14 milionë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Xinjiang#China#TopChannel