Bllokohen emerimet ne “Kushtetuese”, s’ka kandidate |Lajme-News

  • 4 years ago
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me numrin e nevojshëm të anëtarëve për ta bërë atë funksionale në vendimmarrje do jetë i pamundur edhe për disa muaj.
Kjo pasi ka dështuar procedura për përzgjedhjen e kandidatëve për tre vendeve vakante në këtë gjykatë.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhje e tij të fundit nuk ka mundur të miratojë asnjë nga emrat e paraqitura më parë.
Nëpërmjet një njoftimi KED bën të ditur se ka vendosur përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, të tre kandidatëve: Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicki.
KED nuk i bën të ditura arsyet e tërheqjes së tyre, ndonëse mësohet se ata i plotësonin kriteret. Ndërkohë që KED ka vendosur ndalimin e kandidimit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të 6 kandidatëve të tjerë, të cilët konkurronin për disa vakanca në të njëjtën kohë. Ata janë Besnik Muçi, i shkarkuar nga vetingu, Ardita Ursula, Shaqir Hasanaj, Vjosa Bodo, Vasil Bendo dhe Dedë Kasneci.
Sipas KED këta kandidatë kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Në këto kushte institucionet që kanë të drejtën e zgjedhjes së anëtarëve për vakancat në Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht 2 presidenti dhe 1 parlamenti, do duhet të rishpallin edhe një herë hapjen e procedurës për aplikime të reja.
Kjo pritet ta shtyjë edhe për disa muaj zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të gjykatës Kushtetuese dhe për rrjedhojë edhe krijimin e kuorumit të nevojshëm për shqyrtimin e çështjeve në të. Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm 4 anëtarë, ndërsa për të krijuar kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar çështje dhe marrë vendime i duhen minimalisht 6.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/