Rekord te shtruarish me Covid ne spitale |Lajme-News

  • 4 years ago
?Situata e koronavirusit në vendin tonë po vijon të rëndohet çdo ditë, krahas rasteve të reja të identifikuara Covid pozitiv ka dhe shtrime të reja?.
Në dy spitalet Covid në kryeqytet numri i të shtruarve ka arritur në 110, shifër rekord kjo që prej nisje së qarkullimit të virusit në vendin tonë në 8 Mars.
?Aktualisht në shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza po trajtohen 82 pacientë të mosha të ndryshme, 10 prej tyre janë në terapi intensive.
Kjo është situata në shërbimin Infektiv. Pamjet e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se shumica e pacientëve po përballen me vështirësi me koronavirusin.
Shërbimi infektiv ka një kapacitet prej 120 shtretërish, për të përballuar fluksin në rritje të rasteve që kanë nevoje për shtrim Ministria e Shëndetësisë ka vënë në funksion prej disa ditësh spitalin Covid 2.
?Në spitalin Shefqet Ndroqi janë 28 pacientë që kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore pas infektimit nga koronavirusi?.
Për të frenuar përhapjen e virusit dhe rastet e shtruara në spital, mjekët dhe epidemiologët apelojnë për përdorimin e maskave si e vetmja mundësi për të mos u infektuar.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/