Ora News - Kërcasin armët në ish-Bllok, 2 të plagosur

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Dy persona janë plagosur gjatë natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, ndërsa është përdorur edhe arma e zjarrit.

Si pasojë e përdorimit të armës është plagosur me armë në këmbë 39-vjeçari G.B, ndërsa është dëmtuar me mjet prerës edhe një person tjetër.

Të dy ndodhen në spital, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Sherri ka nisur fillimisht mes disa personave, ku 39-vjeçari ka plagosur lehtë në pjesën e krahut 22-vjeçarin Rois Babasi, i cili më pas i është kundërpërgjigjur me armën e zjarrit.

Burime e policisë bëjnë me dije se kanë arrestuar autorin e dyshuar 22-vjeçarin Babasi.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale ?Plagosja e lehtë me dashje? edhe 39-vjeçari.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen.

Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për një vajzë.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/kercasin-armet-ne-ish-bllok-2-te-plagosur-ne-nje-lokal-njeri-me-sende-te-forta/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp