Ora News - Vrasja në ish-Bllok, arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka përfunduar në prangat e policisë, 40 vjeçari Redi Popesku, në lokalin e të cilit ndodhi përplasja me armë mbrëmjen e 4 tetorit në ish-Bllok.

Arrestimi i Popeskut është bërë rreth orës 23:30 minuta mbrëmjen e shkuar në lokalin e tij.

Policia e Tiranës konfirmon se Popescu, banues në Tiranë u arrestua për veprën penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës?.

Ai akuzohet se ka fshehur armën e njërit prej pjesëmarrësve në vrasje.

Natën e 4 tetorit 2018, mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën 36 vjeçari Ervis Martinaj dhe 28 vjeçari Eljon Hato.

Një ditë pas vrasjes (më 5 tetor) policia deklaroi se ishin shpallur në kërkim tre persona, mes tyre dhe efektivi i Forcave Komando, Merviol Bilo, 41 vjeç. Në kërkim janë shpallur dhe Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç.

Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave.

Në përplasjen me armë u përfshi dhe efektivi i Forcave Komando, Marviol Bilo, pjesëmarrës në disa misione paqeruajtëse në Afganistan dhe një nga qitësit më të mirë të repartit të Zall Herrit. .

Viktimë e përplasjes me armë mbeti Fabiol Gaxha, i cili vetë ishte në kërkim të forcave të policisë, dhe për t'iu shmangur forcave të rendit përdorte kartën e identitetit të të vëllait.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-ne-ish-bllok-arrestohet-pronari-i-lokali-ku-ndodhi-ngjarja