Rama: Nga rindertimi perfitojne 11 bashki |Lajme-News

  • 4 years ago
Ka nisur dhënia e granteve të mermetimit për qytetarët në Vorë dhe Rrogozhinë, banesat e të cilëve u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 Nëntorit. Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi online me kryetarin e Bashkisë së Vorës dhe me kryetaren e Bashkisë së Rrogozhinës bëri të ditur se në total për këto dy njësi vendore janë 1159 familje që përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre.
?Në Bashkinë e Vorës kemi 365 përfitues për dëmet e lehta fare, 329 përfitues për dëmet e shkallës së dytë dhe 115 përfitues për dëmet e shkallës së tretë. Në total janë 176 milionë e 250 mijë lekë të cilat iu kalojnë drejtpërdrejtë familjeve. Në Rrogozhinë kemi rreth 1.1 milionë dollarë që do të shpërndahen për të gjitha familjet e dëmtuara, për të bërë meremetimet sipas niveleve të dëmit?.
Në rang vendi do jenë 11 bashki që do të përfitojnë nga projekti i rindërtimit, ndërsa qeveria ka vendosur në dispozicion afro 80 milionë dollarë, nga të cilat do përfitojnë edhe ata që i kanë kryer vet riparimet.
?Shuma e mbështetjes do të shkojë rreth 80 milionë dollarë, gjë që krijon pa diskutim premisën që të gjitha familjet e dëmtuara të kenë mundësi të kryejnë meremetimet, apo në rastet kur i kanë kryer, të kompensohen për shpenzimet e bëra, sepse i takon qeverisë t?iu qëndrojë të gjithëve pranë dhe askush të mos mbetet vetëm në këtë proces?.
Kryeministri bëri të ditur se shumë shpejt do të nisë edhe prishja e banesave kolektive që janë të pariparueshme, ndërsa shprehu bindjen se kudo ku do ketë komplekse ndërtimesh të reja, cilësia e jetës do të jetë komplet ndryshe me atë që ishte deri para tërmetit të 26 Nëntorit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/