Top News - Dita e Bastijës kthehet në nderim për ushtarakët dhe heronjtë e Covid 19!

  • 4 years ago
Festimet pompoze të Ditës së Bastijës, atmosferën e të cilave këtë vit e zymtësoi pandemia e koronavirusit, Franca i ktheu në nderim për punonjësit e shëndetësisë, të cilët u vunë në vijën e parë të luftës kundër Covid 19.


Parada tradicionale ushtarake u anulua; në vend të saj, u mbajtën homazhe për ata që përballen me koronavirusin. Presidenti Emmanuel Macron falenderoi gjithashtu edhe forcat e armatosura të vendit për rolin e tyre në luftën kundër sëmundjes.
?Me operacionin Qëndresa, të nisur që në ditët e para të izolimit, ju e kryet të plotë rolin tuaj në këtë përpjekje kolektive dhe u ngritët në nivelin e pritshmërive e madje edhe të shpresave të popullit francez. Vetëm dy fjalë të thjeshta dua t`ju them sot: ?Faleminderit dhe bravo!?.

Të ftuarit në event, mes të cilave ka edhe të afërm të viktimave të Covid 19, e ndoqën nga larg, duke ruajtur distancën sociale. Kjo është hera e pare që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore në 1945-sën nuk mbahet në formën e saj të plotë. Rreth 2.000 ushtarë francezë u mblodhën për ceremoninë në Place de la Concorde, e cila nisi me një homazh për Charles de Gaulle, që 80 vjet më parë I drejtoi Francës thirrjen e famshme për t`i rezistuar pushimit nazist gjatë një fjalimi radiofonik nga BBC-ja në Londër. Eventi i përvitshëm shënon mësymjen e burgut të Bastijës 14 korrikun e vitit 1789, që shenon dhe fillimin e revolucionit francez.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EmmanuelMacron#France#TopChannel