Maskat, te detyrueshme ne ambiente te mbyllura |Lajme-News

  • 4 years ago
Përdorimi i maskave në ambiente të mbyllua tashmë është një detyrim dhe jo dëshirë. Nga Qendra Shëndetësore Numër 8 në kryeqytet, Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije vendimin e Komitetit Teknik që e bën maskën obligim për t?u zbatuar nga qytetarët.

?Ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t?u përdorur në ambientet e mbyllura. Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen?.

Detyrimi për vendosjen e maskave në ambientet e mbyllura përcaktohet me aktin normativ, ku do të parashikohen edhe penalitetet për mosrespektimin e tij.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended