Top News - Intervistimi i Thaçit vijon në Hagë nga Prokurori Special

  • 4 years ago
Intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara, me seli në Hagë, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.


Ai vetë e pohoi këtë për mediat, pasi qëndroi për më shumë se gjashtë orë brenda ambienteve të Prokurorisë Speciale.?Dëgjova shkëmbime teknikalitetesh të ndryshme mes avokatit, Pierre-Richard Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese, teknike. E, në të njëjtën kohë, edhe ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?, tha kreu i shtetit të Kosovës, duke sqaruar se për këtë arsye, intervistimi do të vazhdojë gjatë ditës së sotme. Përpara se të hynte në ndërtesën e Prokurorisë Speciale, ai u shpreh i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm dhe aktakuzën për krime lufte, e cilësoi si ?çmim për lirinë?.

Në 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se i kishte dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat: vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.Thaçi ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit, nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaci#Hage#TopChannel