Ora News - Lirohen mjekët që operuan vrasësin e biznesmenëve në Kurbin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamajn, autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Laç janë lënë të lirë. Gjykata e apelit i ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Ata u akuzuan për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Besim Lama dhe Viktor Marku, dy mjekët të cilët u arrestuan se mjekuan Eduart Lamajn, autorin e dyshuar te vrasjes së dyfishtë në Laç janë liruar nga qelia.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Ridvan Hado në gjykatën e apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në ?detyrim paraqitje? për dy mjekët.

Pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, mësohet se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit, e cila do ti hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale.

Mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku dyshohet se morën një shumë prej 10 mijë eurosh për të operuar Lamajn në një klinikë private pa e denoncuar, ndaj policia i vuri në prangat duke i ngritur akuzat ?moskallëzim krimi? dhe ?veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës?.

Por avokatët mbrojtës të mjekut ortoped nga Lezha dhe kirurgut të Spitait të Traumës pretendojnë se klientët e tyre nuk kishin dijeni se ai ishte vrasës i dyshuar.

Ndërkohë, më herët mjeku Marku është shprehur se ka qenë i detyruar që të ndërhynte pasi gjendja shëndetësore e te plagosurit ishte e rëndë, e ndërsa Lama ka deklaruar se nuk ka ndërhyrë, pasi nuk është specialist i fushës.

Sipas avokatëve mbrojtës mjeku Lama referoi rastin, nuk takoi Eduart Lamajn, ndërsa mjeku tjetër, Viktor Marku shpëtoi jetë.

Eduart Lamaj akuzohet për ekzekutimin e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Likaj më 30 maj në një hotel të Kurbinit.

Për këtë ngjarje aktualisht në burg ndodhet Eduart Lamaj, dhe Ilir Xhepaj, një njeri me të shkruar kriminale, teksa në kërkim vijojnë që të jenë Elson Aliaj dhe Klaudio Perkola.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/lirohen-mjeket-qe-operuan-vrasesin-e-biznesmeneve-ne-kurbin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv