Mjekuan "vrasësin" e Kurbinit, në qeli dy mjekët që dyshohet se morën 10 mijë euro për operimin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata e Kurbinit vendosi të mbajë të mbyllur në qeli mjekët që akuzohen se mjekuan në mënyrë të paligjshme Eduart Lamajn, autorin e dyshuar të vrasjes së Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës më 30 maj.

Besim Lama dhe Viktor Marku u paraqitën në Gjykatë me pranga në duart e maska në fytyrë, ndërsa heshtën para kamerave.

Ata dyshohet se morën një shumë prej 10 mijë eurosh për të operuar Lamajn në një klinikë private pa e denoncuar.

Ndaj policia i vuri në pranga të mërkurën për akuzat ?moskallëzim krimi? dhe ?veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës?.

Por avokatët mbrojtës të mjekut ortoped nga Lezha dhe Kirurgut të Spitait të Traumës pretendojnë se klientët e tyre nuk kishin dijeni se ai ishte vrasës i dyshuar.

Sipas tyre Besim Lama referoi rastin, nuk takoi Eduart Lamajn, ndërsa Viktor Marku shpëtoi jetë.

"I ka ardhur si pacient përmes telefonit, jo i plagosur. E ka referuar te mjeku Viktor Marku."

"Ka ushtruar detyrën e vet funksionale dhe ka shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte."

Të premten ndërkohë pritet të zhvillohet masa e sigurisë për Eduart Lamajn, për të cilin prokuroria ka kërkuar arrest me burg.

Për ekzekutimin e bizmeneve në një hotel të Kurbinit policia ka shpallur në kërkim edhe Ilir Xhepaj (Likaj), Elson Aliaj apo (Oltion Vlashi) dhe Klaudio Perkola.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/operuan-autorin-e-vrasjes-se-dyfishte-ne-kurbin-lihen-ne-burg-dy-mjeket

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp