Top News - Ylli i instagramit/ FBI nis hetimet për jetën luksoze

  • 4 years ago
Ramon Abbas shpaloste në rrjetet sociale një jetë luksoze me avionë privatë, veshje stilistësh të njohur e makina super të shtrenjta.


2.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram e njihnin si Ray Hushpuppi ( Rej Hashpapi), një njeri që merrte helikopterët nga apartamenti në Dubai, dhe shihej vetëm me çanta pazari që mbanin mbishkrimin Gucci, Versace e Fendi. Në mediat sociale, postonte video të vetes duke hedhur në ajër para kesh si të ishin confetti, dhe ndjekësve u thoshte se ishte agjent i pasurive të paluajtshme.

Por stili i tij ekstravagant i jetesës tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, të cilat zbuluan se ky luks financohej përmes skemave të hakerimit, me të cilat pastroheshin miliona dollarë të vjedhura nga kompani të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Postimet e tij pompoze lanë gjurmë digjitale të provave të cilat, hetuesit i përdorën më pas për ta lidhur me shkeljet që e çuan në pranga.

Zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe bastisën apartamentin e tij në Dubai, e arrestuan dhe ia dorëzuan FBI-së që e çoi në Chicago. Nga aty do të transferohet më tej në Los Angeles për t?u përballur me akuzat e pastrimit të miliona dollarëve përmes skemave të krimit kibernetik.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RamonAbbas#FBI#TopChannel

Recommended