Kengetarja shqiptare: Nena me vdiq në gjume, unë kalova një semundje te rende

  • 4 years ago
Këngëtarja e njohur, Vjollca Haxhiu, e ftuar në emisionin ?Rudina?, ka treguar dy momentet më të vështira që ka kaluar në jetën e saj, por që e kanë bërë edhe më të fortë, duke ia dalë të riktheheshe sërish në skenë.
Vjollca Haxhiu: Momenti më i trishtë ka qenë vdekja e nënës sime. Unë ndërpreva çdo gjë nga jeta edhe muzikën edhe shkollën. Për një vit kam qenë jashtë çdo punë që kam pasur. Ka qenë një vdekje e papritur në gjumë dhe na ka trishtuar të gjithëve në famije. Unë e kam përjetuar shumë keq. Ndoshta nëse do isha kthyer në kohë mund të isha bërë më e fortë. Kemi pasur fatin që të gjithë në familje të ishim lidhur me njëri-tjetrin dhe e kemi mbajtur njëri-tjetrin me forcë që të mos dorëzohemi.
Ajo vdiq kur ishte 60 vjeç. Për një vit unë hoqa dorë edhe nga muzika. Pata një problem shëndetësor, që nga vdekja e nënës unë u përkeqësova dhe humba imunitetin. Pata probleme me stomakun, por për fat përfundoi gjithçka mire, pa pasoja. Më pas unë u bërë më e fortë sepse u përballa me dhimbjen e nënës dhe të shëndetit. Momenti i parë ka qenë Ilir Berani dhe Gili, kur më kanë pyetur, më thanë po nëse nëna do ishte gjallë, a do kishte dëshirë të të shikonte ty në këtë gjendje? Edhe më bindën sepse nëna kishte gjithmonë qejf të shikonte sukseset dhe arritjet tona. Me thanë ti po e dëshpëron nënën edhe në botën tjetër me këtë gjë që po bën. Nga ky moment unë rifillova, u riktheva në muzikë.

#VjollcaHaxhiu #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.{

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/