Policia e Elbasanit kampione ne kampionatin e futbollit (19 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Policia e Elbasanit tashmë kampione. Kështu kanë festuar mbrëmë blutë e qytetit të Elbasanit me në krye shefin e tyre Edmond Kosemi. Kësaj here fitorja nuk kishte të bënte me kapjen e një bande kriminale. Skuadra e Futbollit e Drejtorisë së Policisë Elbasan ka marrë mbrëmë triumfin e kampionatit të futbollit mes skuadrave të 12 institucioneve kryesore të prefekturës.
Gjatë gjithë kampionati, skuadra e hekurt e policisë me kapiten Kolonel Kosemin, mundi me rezultat të fortë skuadrat e institucioneve të ndryshme të Elbasanit. Në finalen e kampionatit dolën dy skuadra, ajo e Universitetit të Elbasanit si dhe ekipi i policisë. Loja me gola e skuadrës së drejtuar nga Kosemi, i ka nxjerrë dhe njëherë forcat blu të Elbasanit Kampione dhe më pas triumfi i kampionatit është festuar deri natën vonë nga policë dhe qytetarë pavarësisht se rendin dhe qetësinë kësaj radhe e kanë prishur policët./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended