Kosovaret bllokohen ne kufi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi gjendja epidemiologjike është përkeqësuar, Maqedonia e Veriut ka shtuar masat e kontrollit në kufi duke kërkuar detyrimisht testin e koronavirusit. Por autoritetet Kosovare kanë protestuar ndaj këtij vendimi pasi persoant që nuk shfaqin simptoma nuk mund ti nënshtrohen analizave. Ministri kosovar i shëndetësisë Armend Zemaj, ka deklaruar se kjo situatë e vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka miratuar një vendim, sipas të cilit shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës, nga dita e enjte, gjatë hyrjes në këtë shtet, duhet të kenë testin negativ, jo më të vjetër se 72 orë. Por testi nuk është i nevojshëm për shtetasit e këtyre vendeve, vetëm nëse kalojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut, në një interval prej 5 orësh.