Serbia ndalon kosovarët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto foto i përkasin momentit te ndalimit te nje grupi kosovarësh, qe tentonin te kalonin ilegalisht kufirin me Serbinë. Policia serbe e ka ndërprere ne mes udhëtimin e tyre me destinacion perëndimin, duke i transportuar ne makina. Pas alarmit te ditëve te fundit ne Hungari per fluksin ne rritje te emigranteve nga Kosova, autoritetet serbe ndaluan gjate 48 oreve te fundit qindra persona, mes te cilëve edhe fëmije. Lajmin e dha vete ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stevanoviç, se bashku me nje tjetër informacion. 60 mije kosovare kane kërkuar zyrtarisht per t?u bere shtetas te Serbisë, teksa kane aplikuar per te marre pasaporta serbe. Ai e interpretoi kete njoftim si nje dëshirë te kosovareve per ta konsideruar Serbinë si vendin e tyre. Stefanoviç paralajmëroi në Beograd se do të bisedojë me homologun gjerman për problemin e emigrantëve te paligjshëm dhe azilkërkuesve.E ndersa qytetaret vazhdojnë te largohen per nje jete me te mire, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga beri thirrje qe askush te mos e braktise vendin, pasi Kosova nuk ka qytetare per te humbur. Jahjaga ishte ne komunën e Vushtrrise, nje nga zonat me numrin me te madh te te larguarve, ku raportohet nje shifër trishtuese, 400 prej te ikurve jane nxënës shkolle. Autoritetet kosovare nuk kane nje shifër zyrtare te numrit te te larguarve, besohet se 20 mije qytetare kane braktisur vendin gjate muajve te fundit.