Horrori në Kombinat, Gajda: Asocimi i ngjarjes me fenë krijon probleme

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ngjarja e disa ditëve më parë ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre në Kombinat tronditi mbarë opionin publik.

Duke analizuar rrethanat e ngjarjes, grupi hetimor po heton se çfarë mund t?i ketë çuar ato drejt këtij akti.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në një intervistë për Ora News ngriti problemin e krijimit të lidhjes së ngjarjes me komunitetet fetare.

Ai thotë se asocimi i ngjarjeve të tilla nga opinion bërësit si dhe medias, pa u bërë më parë zbardhja përfundimtare e grupit hetimor, krijon probleme në shoqëri pasi nxit publikun drejt diskriminimit.

Gajda: Kemi pasur edhe raste të tjera për mënyrën e transmetimit të lajmeve ku ka qenë media e vendosur në fokus. Ajo që shqetëson me transmetimin e lajmeve të tilla, në radhë të parë bëhet fjalë për një ngjarje shumë tronditëse dhe jo për gjëra të zakonshme. Shikohet një lloj tendence e lidhjes së ngjarjes me aspektin fetar në rastin konkret. Në këto raste media duhet të raportojë dhe të informojë. Por krijimi i asocimeve dhe lidhjeve të ngjarjes me një aspekt të caktuar që identifikohet dhe i referohet një komuniteti fetar, kjo fillon të krijojë probleme. E para sepse ngjarja është në hetim dhe po shikohet nga organet kompetente dhe duhet të vërtetohet dhe të shihet vërtetë se çfarë ka ndodhur.


Në momentin kur një ngjarje e tillë fillon të identifikohet me një komunitet fetar, fillon të krijojë një lidhje që nuk dihet të ketë ndodhur. Krijon një lidhje në opinionin publik të një ngjarje të rëndë. Kjo krijon paragjykime të gabuara nga të gjithë qytetarët e tjerë. E fillojnë ta shohin këtë komunitet fetar në të dëmshëm dhe krijon urrejtje tek to. Sfondi fetar që i jepet nuk ndihmon në këto raste. Është gabimi më i madh që mund të bëhet sepse është e nxituar edhe e përgjithësuar. Janë këto paragjykime të krijuara në shoqëri që bëhet. Një njeri nuk është vetëm besimtar në jetë, nuk është vetëm i lidhur me aspektin fetar.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/horrori-ne-kombinat-gajda-asocimi-i-ngjarjes-me-fene-krijon-probleme/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended