Top News - Hoti takon Macron/ Në prag të rifillimit të dialogut

  • 4 years ago
Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Lajmin e konfirmuan për mediat në Kosovë burime pranë kreut të ekzekutivit, të cilat thanë se detajet e asaj cfarë u diskutua mes dy liderëve, do të dalin më vonë. Pritja zyrtare e Hotit u bë në Pallatin Elize. Ajo paraprin samitin virtual të 10 korrikut në Paris mes Prishtinës e Beogradit, dhe atë të 12 korrikut që zhvillohet në Bruksel mes Hotit dhe Aleksandar Vucic. BE-ja u vu fort në lëvizje për dialogun pasi I dërguari I posacëm I presidentit amerikan Donald trump për të, Richard Grenell organizoi një takim mes palëve në Washington. Kjo përballje duhet të kishte ndodhur në 27 qershor, por nisma e Grenellit u shemb prej aktpadisë së ngritur papritmas nga Zyra e Prokurorit Special me seli në Hagë kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaci për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vetëm disa ditë pas publikimit të aktpadisë, u bë njoftimi për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian. Grenell megjithatë e ka paralajmëruar sërish një takim të ngjashëm së shpejti në Shtëpinë e Bardhë, por data ende nuk është caktuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hoti#Macron#TopChannel