Top News - Hoti në Paris/ Takim me Macron para dialogut

  • 4 years ago
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, takon të martën në Paris presidentin francez Emmanuel Macron, njoftoi zyra e kryeministrit kosovar. Pritja zyrtare thuhet në njoftim, "bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize në Paris?, dhe kjo sipas kryeministrit kosovar, "tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Emmanuel Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike?. Vizita në Paris e kryeministrit Avdullah Hoti, bëhet vetëm katër ditë para një Samiti virtual me 10 korrik në Paris, ku temë qendrore është dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa, me datën 12 korrik në Bruksel rifillon me takime dialogu Kosovë-Serbi, me pjesëmarrjen e palës kosovare dhe asaj serbe. Samiti virtual me 10 korrik organizohet nën ndërmjetësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. "ka ardhur koha që ta konfirmojmë takimin e rinisjes së dialogut. më 12 korrik në Bruksel takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Organizatori i këtij takimi do të jetë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, e i pranishëm është edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak?, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano. Njoftimi për rifillimin e bisedimeve u publikua disa ditë pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale për Kosovën me seli në Hagë, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kjo aktakuzë akoma nuk është konfirmuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake në Gjykatën Speciale. Sidoqoftë lajmi coi në anulimin e takimit kosovë-serbi në Uashington ndonëse i dërguari special i presidentit Trump për bisedimet kosovë-serbi, Richard Grenell, ka thënë se do të ketë një datë të re së shpejti.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hoti#Paris#TopChannel