Top News - Rikthehet izolimi/ Melburni mbyllet për gjashtë javë

  • 4 years ago
Masa strikte izolimi do të rivendosën në qytetin e dytë më të madh të australisë ndërsa autoritetet përpiqen të parandalojnë një valë të dytë infektimesh të përhapet në vend. Duke filluar nga e mërkura, banorët në melburn nuk do të lejohen të dalin nga shtëpitë, por do të mund ta bëjnë këtë vetëm për pazare, nëse duhet të kujdesen për dikë, për vrap apo punë.
Masat, që pritet të mbeten në fuqi për gjashtë javë, vijnë ndërsa shteti i viktorias shënoi një tjetër rritje rekord të rasteve të koronavirusit, me 191 infektime të reja të regjistruara të martën. Shteti raportoi të hënën 127 raste të reja. Më herët, në Viktoria ishin vendosur izolime lokale në disa periferi rreth melburnit. Të hënën, autoritetet njoftuan se kufiri mes viktorias dhe nju sauth uellsit, dy shteteve më të populluara në australi, do të mbyllej mesnatën e të martës, duke izoluar efektivisht viktorian nga pjesa tjetër e vendit. Sipas masave të reja, kafenetë dhe restorantet që u lejuan të hapeshin disa javë më parë, do të mund të shërbejnë sërish vetëm nëse klientët marrin porosinë me vete. Shërbimet e bukurisë dhe ato personale do të mbyllen ashtu si edhe ambjentet kulturore dhe të argëtimit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Melburn#TopChannel